“Sot përfaqësuesit e të gjitha partive politke të shqiptarve që veprojnë në Luginë të Preshevës kanë marrë vendim apo janë deklaruar pro pjesëmarrjes në procesin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahet nga 1 tetori deri më 31 tetor të 2022”, ka thënë ai në “Info Nata”.
I pyetur se pse kësaj rradhe kanë vendosur që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, në krahasim me refuzimin që ka ndodhur në vitin 2019, ai ka thënë se ka shumë faktor, teksa ka treguar edhe arsyet se pse nuk kanë marrur pjesë në regjistrmin e popullsisë së Serbisë në herën e kaluar.
Salihu ka theksuar se arsyeja që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e vitit 2019 ka qenë sepse fletëregjistrimet e popullsisë kanë qenë vetëm në gjuhën serbe dhe nuk kanë qenë të përkthyera në gjuhën shqipe.
“Sigurisht ka shum faktor, në mesin e tyre pra në krahasim me bojkotin e vitit 2019 kur fletëregjistrimet e popullsisë kanë qenë në gjuhën serbe dhe në shkrimin cirilik, pra nuk kanë qenë të përkthyera, gjithashtu ka qenë edhe pengesa e mosregjistrimit të banorëve të qytetarëve tanë të cilat jetojnë jashtë komunës Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kjo ka qenë një kërkesë e jonja e vazhdueshme edhe me faktorin ndërkombëtar dhe kemi kërkuar që të gjithë mërgimtarët tanë duhet të regjistrohen dhe formularët duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe”, ka thënë ai.
Salihu në “Info Nata” ka thënë se në konsultim me ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu i kanë garantuar se në regjistrimin e popullsisë do respektohen kërkesat e shqiptarëve.
“Tani në konsultim edhe me misionin e OSBE-së në Serbi dhe me ambasadorin e saj, Jan Braathu këtu në Serbi i cili vetëm se ka garantuar se një proces i tillë do të respektohet nga kërkesat e shqiptarëve kemi arritur që të bindim se formularët duhet të jenë në gjuhën shqipe, mund të regjistrohen edhe personat tanë të cilët jetojnë në diasporë, sidomos në Zvicër e Gjermani ku është pjesa dërmuese e popullatës tonë”, u shpreh ai.
Tutje ai theksoi se ajo se çfarë i ka shtyrë që të jenë pjesë e këtij procesi të regjistrimit është sepse qytetarëve nuk do të i’u kërkohet ndonjë dokument identifikimi.
Sipas tij, me rëndësi është që qytetarët që jetojnë në Medvegjë mos të llogariten si të pasivizuar.
“Ajo çfarë është shumë me rëndësi që ka paraqitur një shtysë më tepër për të marrë pjesë në këtë regjistrim është fakti se nuk kërkohet ndonjë dokument identifikimi valid, pra me rëndësi është që të dihet se personi që jeton aty parmarrëparasysh a ka letërnjoftimin valid apo i ka skadu afati, më e rëndësishmja për qytetarët tanë në Medvegjë nuk llogaritet nëse qytetari është i pasivizuar”, tha ai.
Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, deklaroi se kanë marrë garancë që ky regjistrim do të bëhet vetëm sa për ta ditur numrin e saktë të banorëve që jetojnë në Serbi.
“Kemi marrë garancë që ky regjistrim bëhet vetëm për të ditë sakt numrin e qytetarëve sakt të cilët jetojnë në Republikën e Serbisë, pra nuk ka lidhje të bëjë me të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, atyre nuk iu intereson se kush është pasivizu, nuk i intereson se a kanë dokumente me afat apo iu ka skaduar afati “, tha ai./teve1.info/