TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse shfaqet herpesi në buzë dhe si ta trajtoni atë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
1
A A
Pse shfaqet herpesi në buzë dhe si ta trajtoni atë

Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre dhe ndonjë herë edhe në gojë.

Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje në zonën ku ato shfaqen, më pas shfaqen disa gunga të cilat shpejt kthehen në flluska dhe në fund në plagë.

Herpesi zakonisht shërohet vetë brenda një ose dy javëve.

Këto plagë njihen edhe si flluska ethesh, ato zakonisht shfaqen në një grup, ndryshe nga një puçërr ose një plagë kanceri.

Nga kush shkaktohet herpesi në buzë?

Plagët e dhimbshme rreth buzëve, shkaktohen nga virusi herpes simplex.

Edhe pse fjala “herpes” mund t’ju shqetësojë, pasi klasifikohet si një sëmundje seksualisht e trasmetueshme, ju mund të mos e keni marrë atë në rrugë seksuale.

Duhet të dini se herpesi është një virus i zakonshëm, i cili nuk mund të kurohet plotësisht.

Ju mund të përjetoni shfaqjen e këtyre plagëve, një ose disa herë gjatë jetës tuaj.

Disa shkaktarët mund të jenë:

Stresi
Ndonjë sëmundje e pranishme
Lodhja
Ushqime të caktuara
Ndryshimet hormonale
Lëndimi (veçanërisht ai pranë gojës)
Infeksionet
Reagimet alergjike
Ekspozimi i tepërt në diell

A është herpesi ngjitës?

Ekspertët e shëndetit thonë se ai është ngjitës dhe mund të përhapet përmes puthjes, seksit oral dhe formave të tjera të kontaktit lëkurë me lëkurë.

Dhe meqenëse është një virus i përjetshëm, mund ta transmetoni në çdo kohë edhe kur nuk keni plagë aktive.

Si mund ta kuptoni nëse keni herpes?

Nëse vëreni një grup plagësh të vogla mbi ose rreth buzëve, mund të jeni duke përjetuar një shpërthim të virusit.

Por nëse keni vetëm një plagë dhe nuk mund ta kuptoni saktësisht se çfarë është, konsideroni të kryeni një vizitë mjekësore.

Si mund t’i trajtoni këto plagë?

Plagët shpesh largohen vetë brenda pak javësh, por nëse dëshironi të lehtësoni simptomat tuaja, sugjerohet të ndërmerrni disa hapa si më poshtë.

Merrni një ilaç antiviral

Meqenëse plagët shkaktohen nga një virus, ju mund të merrni ilaçe antivirale për t’i trajtuar ato.

Ekzistojnë disa kremra ose ilaçe, të cilat janë mjaft efektive në përshpejtimin e kohës së shërimit.

Mjafton të konsultoheni me mjekun për të marrë rekomandimin e duhur.

Merrni një ilaç kundër dhimbjeve

Nëse plagët janë jashtëzakonisht të dhimbshme, ju mund të konsideroni marrjen ilaçeve kundër dhimbjeve të cilat janë pa recetë.

Qëndroni larg diellit

Një hap i lehtë që mund të bëni për të shmangur acarimin e plagëve të shkaktuara nga herpesi, është mbrojtja e tyre nga dielli me një krem mbrojtës.

Kjo pasi dielli mund të bëjë që ato të përhapen më tej.

Përdorni akull ose balsam për buzët

Akulli dhe balsami i buzëve mund të qetësojnë lëkurën tuaj, prandaj ekspertët rekomandojnë që ju të provoni t’i aplikoni ato.

Dhe nëse as këto hapa nuk duket se po ju ndihmojnë, bisedoni me mjekun tuaj. /agroweb

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

​Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

5 mënyra për të kuruar dhimbjen e kokës pa përdorur qetësues!

5 mënyra për të kuruar dhimbjen e kokës pa përdorur qetësues!

Studimi: Sytë tregojnë se sa jeni të stresuar

Studimi: Sytë tregojnë se sa jeni të stresuar

Cigarja rrezikon edhe shikimin

Cigarja rrezikon edhe shikimin

Vuçiqit i ndalohet shkuarja në Jasenovac

Vuçiqit i ndalohet shkuarja në Jasenovac

Hezbollahu: Gati t’i përgjigjemi çdo shkeljeje të armëpushimit nga Izraeli

Hezbollahu: Gati t’i përgjigjemi çdo shkeljeje të armëpushimit nga Izraeli

Spanja e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtës në Ukrainë dhe Palestinë

Spanja i kërkon BE-së të shfuqizojë Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Trump: Negociatorët amerikanë në Pakistan të hënën për bisedime me Iranin

Trump: Negociatorët amerikanë në Pakistan të hënën për bisedime me Iranin

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

​Kosovarët shtojnë ankesat për privatësi e qasje në dokumente publike

​Kosovarët shtojnë ankesat për privatësi e qasje në dokumente publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën