Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania të Prishtinës, do të mbyllet për qarkullim nga sot, 30 tetor, në orën 17:00, deri më 1 nëntor, në orën 17:00.
Mbyllja e tunelit bëhet për shkak të organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”, me qëllim të mundësimit të zhvillimit të aktivitetit dhe garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë njoftuar që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Nga organizatorët është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për këtë kufizim të përkohshëm të qarkullimit./teve1.info/







