TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga tragjedia e Arlindës te sfidat ekonomike, mesazhe për sigurinë dhe fuqizimin e grave në konferencën rajonale në Prishtinë

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Nga tragjedia e Arlindës te sfidat ekonomike, mesazhe për sigurinë dhe fuqizimin e grave në konferencën rajonale në Prishtinë

Fuqizimi ekonomik i grave, qasja në financa, zgjerimi i bizneseve përtej tregjeve vendore dhe bashkëpunimi rajonal ishin në fokus të Konferencës Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimeve B2B – Edicioni IV, “She Rises Regional 2026”, e organizuar në Prishtinë.

Presidentja e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës, Afërdita Kelmendi, tha se fuqizimi i grave nuk mund të trajtohet vetëm përmes pozitave profesionale dhe suksesit në biznes, por duhet të garantohet edhe siguria dhe dinjiteti i tyre.

Ajo, duke përmendur tragjedinë e Arlinda Zekajt, tha se shoqëria nuk mund të pretendojë fuqizimin e grave nëse nuk arrin t’ua garantojë të drejtën themelore për të jetuar të sigurta dhe të lira.

“Tragjedia e Arlindës na kujton se një shoqëri nuk mund të pretendojë se po e fuqizon gruan nëse nuk arrin t’ia garantojë të drejtën më themelore të jetojë e sigurte, e lirë dhe me dinjitet. Por fuqizimi i gruas nuk fillon dhe as nuk përfundon me një pozitë profesionale në një biznes të suksesshëm apo një funksion të lartë shtetërore. Ekonomia globale po ndryshon me shpejtësi, teknologjia e inteligjencë artificiale e tranzicionit dixhital e i gjelbër dhe pasiguria e tregjeve po ndryshojnë mënyrën se si punojmë dhe konkurrojmë. Gratë ndërmarrëse janë pjesë e këtij transformimi, por shpesh përballen me pengesa shtesë: qasje më të vështirë në financim, mundësi më të kufizuara investimi dhe përfaqësim më të vogël në sektorët me vlerë të lartë ekonomike. Nuk mjafton të kemi më shumë gra që hapin biznese; duhet të kemi më shumë gra që i rrisin ato që eksportojnë dhe konkurrojnë përtej tregut botëror. Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, të shikuara veçmas, kanë tregje relativisht të vogla, por së bashku krijojmë një hapësirë shumë më të madhe mundësish”, tha ajo.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, tha se kur gratë kanë mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre, përfiton e gjithë shoqëria, përmes krijimit të vendeve të punës, rritjes së konkurrencës dhe forcimit të ekonomisë.

Ajo theksoi se, pavarësisht përparimeve, gratë vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasjen në financim, tregje dhe rrjete biznesore.

Shiroka Pula tha se duhet të krijohen kushte që gratë jo vetëm të hapin biznese, por edhe t’i zhvillojnë dhe zgjerojnë ato.

“Kur gratë kanë mundësi, të zhvillojnë biznese të tyre, përfitojnë gjithë shoqëria. Krijohen vende pune, rritet konkurrenca dhe forcohet ekonomia. Megjithatë, gratë ende përballen me pengesa në qasje në financim, tregje dhe rrjete biznesi. Prandaj, duhet të krijohen kushte që ato jo vetëm të hapin biznese, por edhe të zhvillojnë dhe të zgjerojnë ato. Kjo çështje ka edhe një domethënie personale për mua. Në fillim të vitit 2000, isha pjesë e grupit punues për integrimin e grave në ekonomi. Prej atëherë, bindja ime mbetet e njëjtë. Barazia gjinore merr kuptim kur shndërrohet në mundësi konkrete për gratë. Kosova ka shënuar hapa përpara këtu. Mbi 12 mijw gra kanë përfituar nga programet e mbështetjes së punësimit. Por duhet të bëjmë më shumë. Qasja në kredi mbetet një nga sfidat kryesore. Bankat dhe institucionet financiare duhet të shqyrtojnë kriteret më fleksibile për kreditim. Një biznes duhet të vlerësohet edhe për ide, planin dhe potencialin e tij. Jo vetëm për pronën që mund të afrojë si garanci”, tha Shiroka Pula.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, vlerësoi kontributin e grave ndërmarrëse në zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal mund të krijojë mundësi të reja për bizneset e udhëhequra nga gratë.

“Nisma, e bazuar në parimin “She Rises” (Ajo Ngrihet), feston sukseset e grave, dhe ka shumë për të festuar. Gratë e talentuara dhe ambicioze në Ballkanin Perëndimor po ndërtojnë biznese, po krijojnë vende pune, po sjellin inovacione dhe po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, shumë gra sipërmarrëse ende përballen me vështirësi në qasjen në financa, rrjete biznesore dhe tregje, si dhe në mundësitë për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse. Këto sfida janë veçanërisht të theksuara në ekonomitë më të vogla, ku rritja e bizneseve shpesh varet nga mundësia për të arritur klientë dhe partnerë përtej tregut të brendshëm. Bashkëpunimi rajonal ofron një mundësi për ta ndryshuar këtë gjendje, përmes krijimit të kushteve më të mira dhe më të qëndrueshme. Vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë për të zvogëluar barrierat tregtare dhe për të krijuar tregje rajonale më të integruara. Kjo duhet të përkthehet në përfitime konkrete për bizneset e udhëhequra nga gratë: qasje më të lehtë në tregjet fqinje, klientë të rinj dhe partneritete më të fuqishme biznesore”, tha ai.

Tags: justina shiroka pulaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban konferencë për media sot në orën 14:00

KPK suspendon kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetajn dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt

Publikohet arsyetimi për suspendimin e kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, dyshohet se injoroi kërkesat urgjente të Arlindës

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban konferencë për media sot në orën 14:00

Fundjava e basketbollit kosovar, vëmendja në Rahovec e Prishtinë

Sigal Prishtina – Trepça, përballen të dielën, në klasiken e basketbollit

KPK suspendon kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetajn dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt

Publikohet arsyetimi për suspendimin e kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, dyshohet se injoroi kërkesat urgjente të Arlindës

Ekipi i xhudos së Kosovës, pjesë e kampit stërvitor ndërkombëtar në Hungari

Laura lufton për medalje të bronztë

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gazmend Hoxha jep dorëheqje – Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën