Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij Graqanicë.
Në raportin e tyre thonë se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Graqanicë 29.10.2026-08:54. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”,thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./teve1.info/








