Protesta ndaj Qeverisë në Shqipëri vazhdon këtë të premte në ditën e saj të 18-të.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kryeministrit për dialog, protestuesit vijojnë të mbajnë qëndrimin e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Edhe gjatë ditës së sotme, Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje të karrigeve të vendosura përpara Kryeministrisë, përmes të cilave ka përsëritur ftesën për bisedime me studentët.



