Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me thirrje për drejtësi dhe mbrojtje të grave.
Gjatë protestës është shfaqur edhe letra që Arlinda Zekaj i kishte dërguar Prokurorisë Themelore në Pejë, tri ditë para se të vritej, në të cilën kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.
Të martën, mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave. Në protestën e djeshme morën pjesë edhe familjarë të saj./teve1.info/







