TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, miratohen projektligjet mes tymit dhe flakadanëve

by teve1
1 orë ago
0
A A
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, miratohen projektligjet mes tymit dhe flakadanëve

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur me tensione, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar  të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa kanë ndezur flakadanë dhe tymuese.

Për pasojë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim të projektligjeve, pa diskutim.

Propozimi për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim u miratua me 84 vota pro dhe 1 kundër.

Pas këtij vendimi, mes tymueseve dhe flakadanëve, mazhoranca vijoi procedurën për miratimin e projektligjeve pa debat parlamentar, mes të cilëve edhe projektligji për Bankën e Shqipërisë.

Po ashtu u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për vitin 2024 si dhe projektligji “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë” dhe atë “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

Deputetët socialistë miratuan edhe ndryshimet në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik ose strehim social, si dhe ndryshimet në ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në të njëjtën seancë mori miratimin edhe projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për peshkimin.

Pjesë e vendimmarrjes ishin edhe projektvendimet për strukturën, organikën dhe klasifikimin e pagave të personelit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë personelin që do të angazhohet për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Gjithashtu, u miratuan ndryshimet në strukturën organizative dhe kategorizimin e pozicioneve të punës në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Tensionet u shoqëruan edhe me masa disiplinore ndaj disa deputetëve të opozitës. Xhelal Mziu u përjashtua nga seanca, ndërsa u vendos përjashtimi edhe i deputetëve Himçi, Kaso dhe Nallbati./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Akuzat për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, policia hedh poshtë pretendimet e Netanyahut

Akuzat për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, policia hedh poshtë pretendimet e Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, me gati 90 për qind të votave të numëruara

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, me gati 90 për qind të votave të numëruara

Hegseth shkarkon strategun më të lartë ushtarak të Pentagonit, ndërsa shqyrtohen sulme të reja ndaj Iranit

Hegseth shkarkon strategun më të lartë ushtarak të Pentagonit, ndërsa shqyrtohen sulme të reja ndaj Iranit

Shqipëria kufizon pagesat me para në dorë: Nuk lejohen më transaksione mbi 500 mijë lekë

Shqipëria kufizon pagesat me para në dorë: Nuk lejohen më transaksione mbi 500 mijë lekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën