TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IPK nis hetimet për mënyrën si Policia i trajtoi raportimet e Arlinda Zekajt

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese për të shqyrtuar mënyrën se si Policia e Kosovës i trajtoi raportimet e të ndjerës Arlinda Zekaj, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Nisja e këtyre veprimeve vjen pas raportimeve në media lidhur me kërkesat për ndihmë që Arlinda kishte drejtuar te zyrtarët policorë para vrasjes së saj.

Në media janë publikuar edhe pjesë të komunikimit të saj me një zyrtar policor, përfshirë shprehjen: “Faruk, jam lodh, të lutem”, si dhe pretendimin se polici i ishte përgjigjur: “Nuk të pranoj më”.

Në një përgjigje për Tëvë1, IPK ka konfirmuar se veprimet po zhvillohen me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të Arlindës.

“Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Institucioni ka bërë të ditur se gjatë procesit do të shqyrtojë të gjitha shqetësimet e ngritura në media, duke përfshirë komunikimin e zyrtarëve policorë me viktimën, kohën e reagimit dhe raportimet e bëra lidhur me rastin.

“Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, përfshirë, por pa u kufizuar, edhe komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe secilin raportim që ndërlidhet me këtë rast”, thuhet më tej në përgjigje.

IPK ka theksuar se do të bashkëpunojë me institucionet kompetente të drejtësisë për të siguruar një trajtim profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të çështjes, në përputhje me mandatin ligjor dhe duke respektuar integritetin e hetimeve.

Veprimet hetimore synojnë të sqarojnë nëse zyrtarët policorë kanë përmbushur detyrimet ligjore dhe kanë vepruar sipas procedurave përkatëse, si dhe nëse ekzistojnë përgjegjësi individuale apo institucionale në trajtimin e raportimeve të Arlinda Zekajt.

Tags: arlind zekajIPKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

Bajrami: Mbyllja e seancës nga Basha, shkelje flagrante e Kushtetutës

​Bajrami kërkon llogari për Planin e Rritjes: Sa milionë euro ka humbur Kosova?

​Paga e 13-të për RTK-në përplas Musliun me Muratin, Shoshi kërkon përgjigje nga Konjufca për KiE

​Paga e 13-të për RTK-në përplas Musliun me Muratin, Shoshi kërkon përgjigje nga Konjufca për KiE

Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë

Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Trajneri Kuyt i beson Muriqit, starton ndaj Goztepes

Katër perimet më të mira të dimrit

Katër perimet më të mira të dimrit

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

Bajrami: Mbyllja e seancës nga Basha, shkelje flagrante e Kushtetutës

​Bajrami kërkon llogari për Planin e Rritjes: Sa milionë euro ka humbur Kosova?

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, me gati 90 për qind të votave të numëruara

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, me gati 90 për qind të votave të numëruara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën