TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: Ligji për industrinë e mbrojtjes synohet të miratohet në Kuvend në janar

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Maqedonci: Ligji për industrinë e mbrojtjes synohet të miratohet në Kuvend në janar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se projektligji për industrinë e mbrojtjes pritet të procedohet së shpejti për miratim në Qeverinë e Kosovës, ndërsa synimi është që të miratohet në Kuvend në janar të vitit të ardhshëm.

Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të deputetit Burim Ramadani, Maqedonci ka thënë se hartimi i koncept-dokumentit për industrinë e mbrojtjes është zhvilluar në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara për dokumentet strategjike.

Sipas ministrit, grupi punues e ka përfunduar draftin e parë të koncept-dokumentit më 27 gusht 2026. Pas konsultimeve ndërministrore, përfshirjes së komenteve dhe përkthimit në gjuhët zyrtare, dokumenti ka kaluar edhe nëpër fazën e konsultimit publik, e cila është përmbyllur më 23 tetor.

“Pas konsultimit publik janë përfshirë komentet e nevojshme dhe dokumenti final është përfunduar. Tash do ta procedojmë në qeveri për miratim dhe më pas do ta sjellim në Kuvend, me qëllim që t’i hapet rruga miratimit të ligjit për industrinë e mbrojtjes, të cilin shpresojmë ta miratojmë në janar të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se sistemi i kontrollit të cilësisë në industrinë e mbrojtjes do të bazohet në standardet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, si dhe në kërkesat për standardizim dhe cilësi teknike.

Maqedonci ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë hartimit të ligjit janë marrë për bazë praktikat e disa shteteve partnere, të përshtatura me nevojat dhe specifikat e Kosovës.

“Modelet që kemi marrë si referencë për hartimin e këtij ligji, duke i përshtatur me nevojat dhe specifikat e Kosovës, janë ato të Kroacisë, Estonisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sllovenisë, Turqisë dhe Shqipërisë”, ka thënë ministri.

Tags: Ejup Maqedoncikuvendiminister i mbrojtesesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

Bajrami: Mbyllja e seancës nga Basha, shkelje flagrante e Kushtetutës

​Bajrami kërkon llogari për Planin e Rritjes: Sa milionë euro ka humbur Kosova?

​Paga e 13-të për RTK-në përplas Musliun me Muratin, Shoshi kërkon përgjigje nga Konjufca për KiE

​Paga e 13-të për RTK-në përplas Musliun me Muratin, Shoshi kërkon përgjigje nga Konjufca për KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën