TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BIK organizon konferencë shkencore, 61 studiues në Prishtinë për kontributin e medreseve shqiptare

Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar konferencë ndërkombëtare shkencore “Medresetë te shqiptarët – histori, trashëgimi, kontribut”, Aty mori pjesë kryeministri, Albin Kurti dhe përfaqësuesë fetar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

by Doresa Geci
1 orë ago
0 0
A A

Përfaqësues të institucioneve fetare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut u mblodhën  në Fakultetit e Shkencave Islame në Prishtinë.

Në hapësirat e këtij fakulteti paraditen së mërkurës u bë hapja e Konferencës Ndërkombëtar, Shkencore, “Medresetë te shqiptarët – histori, trashëgimi, kontribut”.

E arsyet e përzgjedhjes së kësaj temë si pjesë e konferencës i dha drejtori i Institutit për Studime dhe Hulumtime Islam, Sabri Bajgora.

“Këto medrese ishin pikënisja e formimit intelektual, fetar dhe kombëtar të elitës shqiptare nëpër kohë. Prandaj edhe nuk është e rastësishme që nga gjitha këto medrese dolën njerëz të spikatur të cilët ditën ta mbrojnë edhe fjalën e Allahut, e ditën të ngrisin zërin edhe për mbrojtjen e atëdhut”, ka thënë Bajgora.

Për historikun e medreseve në trojet shqiptare dhe rëndësinë e tyre, foli edhe kryeministri, Albin Kurti.

“Duke i paraqitur studimet e juaja për historinë dhe trashëgiminë e medreseve , ju sot po e restauroni dhe rikuperoni, një kulturë dhe një traditë të veçantë të shkollave fetare duke i shkenceruar ato dhe duke iu dhënë vendin e miratuar në vendi tonë”, tha kryeministri i vendit, Albin Kurti.

E nga Shqipëria këtu kishte ardhur edhe kryetari i komunitetit mysliman të Shqipërisë.

“Kur flasim për medresetë ne nuk flasim për institucionet në të cilat është zhvilluar mësimi fetar, flasim për histori njerëzish, për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur dhe përcjellë dije…dhe një traditë që ka lënë gjurmë në jetë e shumë brezave shqiptarë”, u shpreh Spahiu.

Të pranishmëve iu drejtua edhe  përfaqësuesi i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriu, Shaqir Fetahu.

“Medresetë në trojet shqiptare janë pjesë e rëndësishme e historisë e arsimit fetar, e zhvillimit kulturor dhe e formimit të jetës shpirtërore të komuniteteve tona dhe kombit tonë”, tha Fetahu.

Medresetë gjatë luftës së fundit në Kosovë ishin edhe cak i pushtuesit serbe. Sipas kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mbi 200 xhami e shumë medrese u dogjën e shkatërruan në vitet 1998-1999.

“Rrënimi i medreseve synonte ndërprerjen e vazhdimësisë së dijes, sa djegia e arkivave kjo dhe zhdukjen e gjurmëve të vetëdijes sonë historike. Shkatërrimi i këtyre institucioneve shekullore përbën të një goditje të rëndë ndaj trashëgimisë sonë arsimore, fetare dhe kombëtare, duke cenuar themelet e identitetit dhe vazhdimësisë historike e shpirtërore të popullit tonë”, u shpreh Tërnava.

Konferenca mbahet të mërkurën dhe të enjten në gjithsej katër seanca pune, në të cilën 61 studiues do të prezantojnë kumtesat e tyre.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare

Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare

“Shteti s’po vepron” – Nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnija, e tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt

“Shteti s’po vepron” – Nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnija, e tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt

“E kom pa Muhametin të shtrirë” – Dëgjohen dëshmitarë të rëndësishëm për vrasjen e rreshterit Lika

“E kom pa Muhametin të shtrirë” – Dëgjohen dëshmitarë të rëndësishëm për vrasjen e rreshterit Lika

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën