Tanimë serbët kanë shënuar vonesa në implementimin e marrëveshjes për energjinë, e po ashtu javën e kaluar anuluan edhe takimin e paraparë të mbahet në Bruksel, mes liderëve Kurti e Vuçiq.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian nuk ka treguar ndonjë presion ndaj Beogradit për këtë neglizhencë të procesit.
Njohësi i procesit të dialogut, Visar Xani, thotë pwr twvw 1 se BE-së nuk është duke ju ngutur aktualisht dialogu Kosovë – Serbi.
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Agron Hoti thotë se për avancimin e dialogut duhet të zëvendësohet edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak.
Sa i përket zbatueshmërisë së marrëveshjeve edhe institucionet e BE-së e kanë potencuar nevojën për krimin e një mekanizmi që e kontroll realizimin e marrëveshjeve mes palëve.
Procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk është që duke shënuar ndonjë përparim, dhe krejt kjo, për shkak të qasjes destruktive te palës serbe, e cila përveç moszbatimit të marrëveshjeve, i përbishtnon edhe takimet e Brukselit.
Kronika e realizuar nga Valmir Gallopeni.