Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës në basketboll, listës së asistuesëve më të mirë i prinë lojtarët e huaj.
Tre vendet e para sa i përket asistimeve për ndeshje, i ndajnë amerikanët Kentrell Pullian, Mika Adams e Vincent Golson, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
I pari sa i përket asistimeve, padyshim se është Pullian i Vëllaznimit, duke lënë pas vetes Adamsin e Rahovecit 029 dhe Golsonin e Sigal Prishtinës.
Pas gjashtë xhirove në elitën e basketbollit kosovar, Pullian në total ka 42 asistime apo 7 asistime për ndeshje me fanellën e Vëllaznimit.
Adams ka regjistruar 34 asistime apo 5.7 asistime për ndeshje kurse Golson po luan me mesatare prej 5.6 asistimeve për ndeshje apo në total 28 asistime.
Xhiro e shtatë e Superligës, zhvillohet këtë vikend kurse përballen: Vëllaznimi – Bashkimi, Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029, Peja – Bora dhe Sigal Prishtina – Trepça.










