Ish-bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit, Pascal Schurpf, ka vlerësuar se kapiteni i Baselit mbetet prej lojtarëve më cilësorë të Superligës së Zvicrës, kurse ka shtuar se klubi duhet t’ia vazhdojë kontratën.
Sipas tij, Shaqiri mund të vazhdojë të ketë rol vendimtar te Baseli, por për këtë ka nevojë për bashkëlojtarë që dinë t’i shfrytëzojnë aftësitë dhe pasimet e tij.
“Për mua, ai është ende lojtari më i mirë i ligës. Por edhe ai ka nevojë për lojtarë përreth vetes që i kuptojnë idetë e tij dhe dinë t’i shfrytëzojnë pasimet”, ka thënë Schurpf.
35-vjeçarit Shaqiri kontrata me Baselin i skadon në verën e vitit të ardhshëm kurse në ekip u rikthye prej verës së vitit 2024.
Ai është kapiten i Baselit dhe në sezonin aktual, Shaqiri ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asistim në 13 paraqitje në të gjitha garat.




