Analisti i rregullt i emisionit të sportit “VAR” në Tëvë 1, Ramiz Shala është ofenduar rëndë dhe kërcënuar sërish nga vëllai i Presidentit dhe trajnerit të KF Llapi, Amrush Batatina.
Ish-nënkryetari i klubit nga Podujeva, të hënën në një postim të një zyrtari të KF Llapi, në Facebook, ka përdorur gjuhë të ashpër e fyese ndaj z. Shala, të cilin duke e kërcënuar për komentet e tij, i ka thënë se “ta hjek un” dhe se i ka kërkuar edhe më parë, të takohet me të.

Kjo nuk është hera e parë që Batatina, ofendon rëndë dhe përdor gjuhë të ashpër ndaj Shalës.
Në muajin shkurt të këtij viti, Batatina kishte ofenduar Shalën, duke komentuar në faqe të ndryshme të Facebookit, për qëndrimet e Shalës në emisionin VAR, që transmetohet në Tëvë 1.
Mediat dhe emisionet sportive janë duke u sulmuar ashpër në javët e fundit nga zyrtarë të FFK-së, trajnerë të futbollit e zyrtarë klubesh, por edhe familjarë të udhëheqësve skuadrash sikurse z. Batatina.




