Cristiano Ronaldo thuhet se është përfshirë në listën preliminare të Portugalisë për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pas polemikave të fundit me Jorge Jesus.
Mediumet në Portugali, kanë raportuar se Jesus, do ta ftojë Ronaldon te Portugalia që më 14 dhe 17 nëntor, do të përballet me Danimarkën dhe Uellsin.
Ronaldo që luan tek Al Nassr pati mosmarrëveshje publike me elektorin portugez dhe u largua nga grumbullimi, ndërsa mori gjobë prej 255 eurosh dhe u suspendua për një muaj nga federata portugeze.
Megjithatë, te Portugalia po synojnë ta harrojnë këtë ngjarje dhe janë të fokusuar te dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Rikthimi i Ronaldos te Portugalia, do t’i mundësonte sulmuesit për ta vazhduar ndjekjen e objektivit madhor – shënimin e 1.000 golave në karrierë.
41-vjeçari deri më tani ka realizuar 982 gola dhe i duhen vetëm edhe 18 gola që ta arrijë shifrën historike.




