TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD-ja dorëzon në Kuvend nismën legjislative qytetare, të mbështetur nga 12 mijë e 120 qytetarë

by Teve1
31 minuta ago
0
A A
IKD-ja dorëzon në Kuvend nismën legjislative qytetare, të mbështetur nga 12 mijë e 120 qytetarë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nisma është dorëzuar nga Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD si përfaqësues i Nismës Legjislative, dhe Naim Jakaj nga IKD, në takimin e mbajtur me Kryetaren e Kuvendit, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Sipas njoftimit, Nisma Legjislative Qytetare është mbështetur nga gjithsej 12,120 qytetarë të Republikës së Kosovës, duke tejkaluar numrin minimal prej 10,000 nënshkrimesh të kërkuara për ushtrimin e së drejtës së qytetarëve për nismë legjislative.

Nisma përmban dy propozime për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal.

Lexo po ashtuTurizmi shëndetësor përtej çmimit: Si fitohet besimi i pacientëve të huaj“Propozimi i parë synon përcaktimin e përgjegjësisë penale për përdorimin e parasë dhe burimeve publike për përfitim elektoral, në rastet kur përdorimi i tyre bëhet me qëllim të sigurimit të përfitimit elektoral për një subjekt politik dhe jashtë skemave, programeve apo detyrimeve të rregullta dhe të miratuara paraprakisht”, thuhet në njoftim.

Propozimi i dytë synon përcaktimin e shprehur të përgjegjësisë penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve përfundimtare dhe detyruese dhe masave të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga personat që kanë detyrim për zbatimin e tyre.

Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve ka filluar më 23 korrik 2026 dhe është përmbyllur më 23 tetor 2026. Gjatë kësaj periudhe, IKD ka zhvilluar aktivitete informuese dhe të mbledhjes së nënshkrimeve në komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe diskutime me qytetarë, studentë dhe përfaqësues institucionalë.

Me dorëzimin e Nismës, IKD ka dorëzuar edhe Projektligjin, Memorandumin Shpjegues, listat origjinale të nënshkrimeve, dokumentacionin elektronik përkatës dhe njoftimin lidhur me burimet e financimit të Nismës.

IKD pret që Nisma Legjislative Qytetare të procedohet dhe shqyrtohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Nismat Legjislative.

IKD falënderon të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur Nismën dhe kanë marrë pjesë në këtë proces të drejtpërdrejtë të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të propozuar ligje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Rriten rastet me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Presidentja Shiroka-Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Presidentja Shiroka-Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën