Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në pishinën gjysmë-olimpike në Komunën e Podujevës deri në përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë.
Inspektorati ka njoftuar se gjatë inspektimit janë konstatuar parregullsi që lidhen me mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë (SSHP).
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.







