Protesta e sotme u mbyll rreth orës 20:00, duke zgjatur thuajse 6 orë.
Ai i sotmi ishte një tubim me pak incidente, të shënuara te Ministria e Arsimit dhe kryesisht te Kryeministria.
Efektivët e policisë e përdorën më pak ujin dhe gazin lotsjellës, por përdorën një taktikë të re, duke i lejuar protestuesit të godisnin me gurë dhe më tej i rrethonin, duke ndërhyrë me shpejtësi. Kjo solli shpërndarjen e protestuesve.
Edhe në sheshin “Skënderbej”, aty ku u grumbulluan protestuesit pas tërheqjes, kishte shumë efektivë policie në gatishmëri, të cilët “krehën” zonën, duke u mbyllur kështu protesta./ A2 Televizion/




