Ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve pasi këta të fundit kanë arritur te Kryeministria në Tiranë.
Protestuesit kanë sulmuar me gurë efektivët dhe makinat e autoboteve, teksa në një moment kanë hedhur edhe mjete piroteknike.
Policia ka vënë në veprim autobotet dhe ka hedhur gaz lotsjellës, duke shpërndarë momentalisht protestuesit.
“Me plumba gome, vazhdoni”, dëgjohet një urdhër nga megafoni, raporton topchannel.










