Të gjitha biletat përveç në sektorët VIP1 dhe VIP2 janë shitur për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit, më 14 nëntor.
Për ndeshjen e fundit të vitit në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, biletat kishin dalë në shitje ditën e enjte dhe brenda 24 orëve janë shitur pothuajse të gjitha.
“Dardanët” po e kërkojnë promovimin në Ligën A të Ligës së Kombeve, kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje të këtij edicioni, të cilat luhen në mesin e muajit nëntor.
Kosova në grupin B3 të Ligës së Kombeve është në vendin e dytë me 5 pikë, njësoj sa ka edhe Irlanda që është kundërshtari i fundit i Dardanëve në këtë garë. Kosova e ka vetëm një fitore në këtë edicion dhe atë kundër Irlandës, në Prishtinë. Me këtë kundërshtar do të luaj më 17 nëntor në Dublin, në duelin që mund të vendos për vendin e dytë, që është edhe synimi kryesor i skuadrës së Franco Fodës.
Vendin e parë në grup e mban Austria me 8 pikë, dhe në pozitë të mirë për ta përmbyllë aty. I pari i grupit B të Ligës së Kombeve do të promovohet në Ligën A. Kombëtarja e pozicionuar në vendin e dytë, do të luaj në Play-Off për t’u promovuar për Ligën A, ndërsa vendi i tretë e mban në Ligën B. Skuadra e fundit e grupit bie në një rang më poshtë të garave, në Ligën C.










