Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dielën të marrin pjesë në votime, duke e cilësuar këtë si një rast historik për përfaqësimin e tyre në parlamentin e Serbisë.
Haradinaj ka theksuar rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve jo vetëm në organizimin e tyre, por edhe në ditën e votimit, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në institucionet e Serbisë.
“Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës, vëllezër tanë, të dielën e keni një rast historik që përfaqësojnë parlamentin e Serbisë, përdoreni rastin dhe përfaqësoni shqiptarin në atë parlament me deputet që iu përfaqësojnë juve, është një rast historik jeni bërë bashkë, por bashkë duhet me kon edhe në vendvotim, pra kush do që ka drejtë vote ta shfrytëzon këtë rast historik dhe të jemi të përfaqësuar në parlament dhe të ngrihet zëri i juaj aty ku është vendi”, ka deklaruar Haradinaj./teve1.info/







