Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar që për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.
Sipas KEK-ut, ndalja do të bëhet si masë parandaluese për të mbrojtur pajisjet nga dëmtimet e mundshme dhe për të garantuar sigurinë e operimit.
KEK-u ka bërë të ditur se ekipet profesionale dhe teknike janë në gatishmëri për të nisur sanimin e problemeve sapo të krijohen kushtet e nevojshme.
Bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.
Korporata ka njoftuar se publiku do të informohet me kohë për rikthimin e njësisë B2 në operim.







