Profesori universitar Artan Nimani ka thënë se Partia Demokratike duhet të sqarojë publikisht ndryshimin e qëndrimit lidhur me Ligjin për Dhomat Specializuara.
Nimani ka thënë nuk mund të luhet me një çështje kaq të ndjeshme , duke thënë se veprimi i PDK-së është papërgjegjësi.
“PDK-ja duhet të përgjigjet publikisht: A nuk i dinte arsyet që sot po i përdor për ta kundërshtuar ligjin kur e votoi? Nëse i dinte, votimi ishte i papërgjegjshëm. Nëse nuk i dinte, atëherë duhet të shpjegojë se si merr vendime për çështje kaq të rëndësishme pa i analizuar pasojat. Nuk mund të përdoret çështja e Dhomave të Specializuara si terren për improvizime politike dhe as dinjiteti i luftës së UÇK-së si mbulesë për gabime që askush nuk dëshiron t’i pranojë. Për çështje të tilla nuk mjaftojnë deklaratat e vonuara, arsyetimet e paqarta dhe ndryshimet e qëndrimeve sipas rrethanave. PDK-ja duhet të tregojë çfarë fshihet pas këtij ndryshimi të qëndrimit dhe kush mban përgjegjësi për të. Qytetarët nuk kanë nevojë për lojëra politike, por për të vërtetën”, ka shkruar ai në Facebook.
Presidentja, Shiroka-Pula ka kthyer sot në për shqyrtim në Kuvend, Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës së PDK-së.







