Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri dhe protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke vlerësuar rolin e tij në drejtimin e vendit.
Gjatë një paraqitjeje në televizionin serb TV Prva, Vuçiq deklaroi se Rama ka gabuar duke pritur më gjatë në përpjekje për të qetësuar situatën, por theksoi se, pavarësisht vështirësive politike, ai mbetet një nga asetet kryesore të Shqipërisë.
“Edi ka bërë një gabim të vogël, por të rëndësishëm. Ai ka besuar ma gjatë se unë se mund t’i zbutë ata (protestuesit). Edhe nëse e detytojnë të shkojë në zgjedhje, vështirë e ka për t’i fituar. Sidoqoftë, ai është resursi më i madh i Shqipërisë, nga çdo aspekt”
Vuçiq, nga ana tjetër, vlerësoi rëndësinë e Ramës për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një nga asetet kryesore të vendit, ndonëse paralajmëroi se një proces i mundshëm zgjedhor mund të paraqesë sfida për kryeministrin shqiptar.




