Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të “zgjerojë konfrontimin në bazat amerikane” në rajon nëse Uashingtoni vazhdon t’i nxisë “anijet të kalojnë ilegalisht nëpër rrugët ujore të minuara”.
IRGC deklaroi se “këmbëngulja e Uashingtonit për t’i nxitur anijet të kalojnë ilegalisht nëpër rrugët ujore të minuara ka çuar në një numër në rritje të incidenteve detare”
“Ushtria agresore amerikane duhet ta kuptojë se, nëse kjo vazhdon, fushëveprimi i konfrontimit do të shtrihet në bazat e agresorëve në rajon”, vuri në dukje deklarata, siç raportohet nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim. “Ky është një paralajmërim serioz.”
Më parë, IRGC tha se forcat e saj goditën katër anije të përfshira në transferimet e naftës nga një anije në tjetrën në Gjirin Persik, duke u vënë flakën, ndërsa tre anije të tjera goditën mina në perëndim të Ngushticës së Hormuzit.




