Policia e Kosovës ka arrestuar një person për përfshirje në veprat penale “fajdeja” dhe “detyrimi”.
Sipas policisë, i dyshuari me inicialet L.I është arrestuar duke pranuar mjete nga viktima si interes i fajdesë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e “fajdesë”, duke e detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij.
“Ndaj të dyshuarit, në koordinim me prokurorin e PTH-Prishtinë, janë duke vazhduar veprimet tjera procedurale dhe ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/







