Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, me të cilin ka diskutuar për rolin e misionit në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka ritheksuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin e KFOR-it.
“Mbretëria e Bashkuar është krenare për kontributin e saj të gjatë në KFOR dhe mbetet e përkushtuar fort për të mbështetur misionin e saj”, ka shkruar ambasadori.







