TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kërkon nga BE-ja statusin e kandidatit për Kosovën: Hapni negociatat për anëtarësim

by teve1
2 orë ago
1
A A
Kurti kërkon nga BE-ja statusin e kandidatit për Kosovën: Hapni negociatat për anëtarësim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, duke kërkuar që vendit t’i jepet statusi i kandidatit dhe të hapen negociatat për anëtarësim.

Në fjalimin e tij në seancën plenare të Samitit të 13-të të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, Kurti ka theksuar se Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Ne kemi bërë atë që na përkiste vetëm neve të bënim. Aplikimi i Kosovës po pret, që nga dhjetori i vitit 2022, për një vendim që i përket ekskluzivisht BE-së. Deri atëherë, mbetemi i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat”, ka deklaruar Kurti.

Ai u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të kërkojnë opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës dhe të avancojnë procesin e integrimit të saj.

“Kërkojmë nga ju ta merrni vendimin: të kërkoni opinionin e Komisionit, t’i jepni Kosovës statusin e vendit kandidat dhe të hapni negociatat për anëtarësim”, ka thënë kryeministri.

Gjatë fjalimit, Kurti ka theksuar se Kosova i përmbahet vlerave demokratike të Bashkimit Evropian dhe se vlerësimet e pavarura e rendisin vendin ndër shtetet me përparimin më të madh demokratik në Evropën Jugore.

Ai ka përmendur luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit si fusha në të cilat, sipas tij, Kosova ka shënuar përparim.

“Në politikën e jashtme, ne veprojmë sikur vend anëtar: nga dita e parë, kemi zbatuar secilin sanksion të BE-së kundër Rusisë, dhe te Kosova, Moska kurrë nuk ka gjetur as edhe një çarje te qëndrimi për Evropën”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka kritikuar gjithashtu qasjen që, sipas tij, synon sigurimin e stabilitetit në kurriz të demokracive fqinje.

“Blerja e stabilitetit në kurriz të demokracive fqinje është dëshmuar mit i rrezikshëm, sepse ata që krijojnë jostabilitet nuk mund të garantojnë stabilitet”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për përfitimet që Kosova dhe qytetarët e saj mund të kenë nga integrimi gradual në tregun evropian.

Ai ka përmendur anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), lehtësimin e tregtisë përmes korridoreve të gjelbra dhe uljen e kostove të komunikimit përmes nismës “Roam Like at Home”.

Sipas tij, pjesëmarrja në SEPA pritet t’u kursejë qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës rreth 58 milionë euro në vit, ndërsa korridoret e gjelbra do të ndihmojnë në përshpejtimin e tregtisë me Bashkimin Evropian.

“SEPA do t’u kursejë së shpejti qytetarëve tanë dhe mërgatës 58 milionë euro në vit, Green Lanes do ta përshpejtojnë tregtinë me BE-në, dhe me ‘Roam Like at Home’, interneti në telefon do të kushtojë njësoj atje si këtu”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka vlerësuar se këto mekanizma dëshmojnë se integrimi evropian mund të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe para anëtarësimit të plotë.

Në fund, Kurti ka theksuar se shpejtësia e avancimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian nuk varet vetëm nga veprimet e institucioneve të vendit, por edhe nga vendimet që duhet të merren nga vetë BE-ja./teve1.info/

Tags: albin kurtianëtarësimBashkimi Evropian
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK sot zgjedh kryetarin e ri

PDK-ja i kërkon presidentes rikthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e projektit të BE-së diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e projektit të BE-së diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin policor në veri të Kosovës

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin policor në veri të Kosovës

Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë prapa

Vuçiq komenton protestat në Shqipëri, lavdëron Ramën: Është resursi më i madh i vendit

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë prapa

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

​Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën