TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

by teve1
53 minuta ago
0
A A
Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Analisti politik dhe juristi Azem Vllasi ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përmban shumë të meta juridike, duke shprehur bindjen se ankesat në Gjykatën e Apelit mund të kenë sukses.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Vllasi ka thënë se një nga mangësitë kryesore të aktgjykimit, sipas vlerësimit të tij, lidhet me zbatimin e dispozitave të Kodit Penal që ishte në fuqi në kohën kur janë kryer veprat për të cilat ish-krerët e UÇK-së janë shpallur fajtorë.

Ai ka pretenduar se dënimet prej 25 vjetësh burgim janë më të larta se maksimumi prej 15 vjetësh që, sipas tij, parashihej nga legjislacioni i atëhershëm.

“Unë mund t’ju them edhe juridikisht që ai aktgjykim me të cilin u dënuan ish-krerët e UÇK-së ka aq të meta, saqë shanset për një ankesë e cila do të ketë sukses në shkallën e dytë janë goxha të mira. Mirëpo, mos të harrojmë që edhe shkalla e dytë, ai kolegj i gjyqtarëve, janë të së njëjtës Gjykatë Speciale që i dënoi dhe e kanë të njëjtën shefe, pra Trendafilovën”, ka deklaruar Vllasi.

Ai ka theksuar se çështja e zbatimit të ligjit penal të kohës përbën, sipas tij, problemin kryesor juridik të aktgjykimit.

“Mangësia kryesore e këtij aktgjykimi është që nuk është bazuar në dispozitat ligjore të Kodit Penal që ishte në fuqi atëherë, në kohën për kur këta u shpallën fajtorë dhe u dënuan. Sipas ligjit që ishte atëherë në fuqi, ligjit penal të Jugosllavisë, apo sidoqoftë ai ishte në fuqi, veprat për të cilat këta u shpallën fajtorë dhe i morën nga 25 vjet, maksimumi atëherë ishte 15 vjet. Pra, ky është defekti kryesor i gjykatës së shkallës së parë”, ka thënë ai.

Vllasi ka shprehur bindjen se procedura e apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet e shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, edhe në rast se aktgjykimi nuk anulohet në tërësi, ekziston mundësia që dënimet të zvogëlohen.

“Mirëpo, në shkallën e dytë do të kalojnë ankesat, nja dy vjet i bëjnë këta atje nga tetë vjet dhe sigurisht, nëse nuk hiqen krejt, atëherë do të zbuten apo do të zvogëlohen dënimet. Pastaj vjen ajo koha e kalimit të dy të tretave dhe këta njerëz, të cilët janë duke vuajtur atje padrejtësisht, do t’u kthehen familjeve të veta”, është shprehur Vllasi.

Ai ka komentuar edhe reagimet publike ndaj vendimit, duke thënë se kundërshtimi i tij është i rëndësishëm për shkak të asaj që ai i konsideron mangësi juridike dhe politike.

“Mirë është që po bëhet zhurmë rreth kësaj çështjeje, që po shprehin pakënaqësi me vendimin, që është jo vetëm i padrejtë, por ka shumë të meta edhe në aspektin profesional edhe politik. Është luajtur këtu njëfarë loje për t’ia bërë qejfin pak Serbisë, pasi u dënuan të gjithë ata gjeneralë me burg të përjetshëm”, ka deklaruar ai.

Sa i përket ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Vllasi ka thënë se ndërmarrja e një veprimi ishte e nevojshme pas dënimeve të shqiptuara.

“Diçka u desh të ndërmerrej, sepse vendimi i gjykatës, i kolegjit të shkallës së parë, për këto dënime drakonike me të vërtetë ishte i tmerrshëm, madje ishte edhe i padrejtë. Unë, si jurist, mund të them që kishte shumë mangësi në aspektin juridik. Dhe tash, pa marrë parasysh se në hyrje të arsyetimit të vendimit ai kryetari i kolegjit tha se kjo nuk ka të bëjë me UÇK-në, por me përgjegjësinë individuale, duke pasur parasysh njerëzit, kush dhe çka kanë qenë në kohën e luftës, kjo i ra që po dënohet edhe lufta e UÇK-së”, ka thënë Vllasi.

Ai ka mbrojtur qëndrimin se lufta e UÇK-së duhet të vlerësohet në kontekstin e saj historik, duke kundërshtuar atë që e konsideron si ndikim negativ të aktgjykimit në perceptimin e saj.

“Lufta e UÇK-së, sipas të gjitha vlerësimeve, jo vetëm të ne shqiptarëve, ishte luftë e drejtë, sepse ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse nga një agresor i tmerrshëm, siç ishte makineria e dhunës serbe. Prandaj, lufta e UÇK-së dhe njerëzve të saj mbetet si faqja më e ndritshme në historinë tonë të re. U bë shumë keq që u dënuan ata dhe u desh të reagohej disi, andaj u aprovua ky ligj”, ka deklaruar ai.

Në fund, Vllasi ka theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te procedurat e ankimit dhe shqyrtimi i çështjes nga shkalla e dytë.

“Unë shpresën kryesore e kam te shkalla e dytë, sepse tani duhet që të gjitha forcat të përqendrohen te ankesat kundër shkallës së parë, domethënë te Gjykata e Apelit”, ka përfunduar Vllasi./teve1.info/

Tags: aktgjykimi i HagesApeliAzem VllasiTeve1UCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën