TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

by teve1
1 orë ago
1
A A
Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka sqaruar se presidentja mund ta ushtrojë të drejtën e vetos pezulluese vetëm brenda afatit tetëditor nga pranimi i ligjit dhe në rastet kur vlerëson se ai mund të dëmtojë interesat legjitime të Kosovës ose të komuniteteve.

Sipas tij, afati për dekretimin ose kthimin e Ligjit për Specialen përfundon të premten, më 23 tetor.

“Nëse presidentja nuk merr vendim brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur edhe pa dekret dhe hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare”, ka deklaruar ai.

Cakolli ka theksuar se, në rast se ligji kthehet për rishqyrtim, Kuvendi mund ta miratojë atë sërish me shumicën e të gjithë deputetëve, përkatësisht me së paku 61 vota.

Me këtë votim, sipas tij, vetoja e presidentes përmbyset dhe mundësia për kthimin e të njëjtit ligj konsiderohet e shteruar.

Ai ka ngritur gjithashtu çështjen e mundësisë së ndryshimit të dispozitave të kundërshtuara nga presidentja, duke vlerësuar se Rregullorja aktuale e Kuvendit nuk e sqaron plotësisht procedurën për ndryshime të tilla.

Sipas Cakollit, mundësia për korrigjimin e neneve të kundërshtuara buron natyrshëm nga procesi i rishqyrtimit, pasi ndryshimet mund të shërbejnë për adresimin e vërejtjeve të presidentes.

“Në rast të kthimit të ligjit, Komisioni për Legjislacion ka katër javë kohë nga pranimi i tij për të përgatitur raportin për seancën plenare, ndonëse shqyrtimi mund të përfundojë edhe më herët”, ka theksuar ai.

Cakolli ka rikujtuar se në të kaluarën janë shënuar të paktën tetë raste të kthimit të ligjeve nga presidentët e Kosovës: katër gjatë mandatit të Atifete Jahjagës, dy gjatë mandatit të Hashim Thaçit dhe dy gjatë mandatit të Vjosa Osmanit.

“Njëri prej rasteve, që lidhej me pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kishte përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte sqaruar kufijtë e kompetencës së presidentit për kthimin e ligjeve dhe dallimin mes kësaj procedure dhe propozimit të amendamenteve”, ka përfunduar Cakolli./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën