Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar i cili kishte tentuar të kryej grabitje në një barnatore në rrugën “Bekim Berisha-Abeja” në Pejë.
Rasti sipas Policisë kishte ndodhur më 12 tetor të këtij viti, ndërsa i dyshuari , K.Z është arrestuar sot.
Sektori Rajonal i Hetimeve ka ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar. Si rezultat i këtyre veprimeve, është identifikuar i dyshuari K. Z., mashkull i moshës madhore, i cili më 21 tetor 2026 është arrestuar në qytetin e Pejës. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./teve1.info/







