TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Afro 84 milionë euro për elektrofiltrat në “Kosova B”, Rizvanolli dhe Schuebel vizitojnë termocentralin

by teve1
2 orë ago
1
A A
Afro 84 milionë euro për elektrofiltrat në “Kosova B”, Rizvanolli dhe Schuebel vizitojnë termocentralin

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, të mërkurën kanë vizituar Termocentralin “Kosova B” për të parë nga afër punimet në projektin e elektrofiltrave dhe sistemit për reduktimin e oksideve të azotit (DeNOx).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, projekti përfshin njësitë B1 dhe B2 të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe financohet nga Bashkimi Evropian me afro 84 milionë euro.

“Punimet në njësinë B1 kanë nisur në prill të vitit 2026 dhe planifikohet të përfundojnë në nëntor të këtij viti, ndërsa ndërhyrjet në njësinë B2 pritet të nisin në prill të vitit 2027”, thuhet në njoftim.

Ministria e Ekonomisë ka kërkuar nga kontraktori dhe Bashkimi Evropian, si autoritet kontraktues, që të angazhohen maksimalisht për përfundimin e projektit brenda afatit të paraparë.

Sipas ministrisë, rikthimi me kohë i njësisë B1 në operim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë dimrit.

Gjatë vizitës, ministrja Rizvanolli ka theksuar rëndësinë e përcjelljes së vazhdueshme të punimeve dhe adresimit pa vonesë të çdo pengese që mund të ndikojë në zbatimin e projektit.

“Elektrofiltrat dhe sistemi DeNOx synojnë uljen e përqendrimit të pluhurit në gazrat dalëse në 20 mg/Nm³ dhe të oksideve të azotit në 200 mg/Nm³. Sipas objektivave të projektit, kjo përfaqëson ulje deri në 18 herë (350mg/20mg)për pluhurin dhe rreth 3 herë (540mg/200mg) për oksidet e azotit, duke përmirësuar ndjeshëm performancën mjedisore të termocentralit”, theksohet në njoftim.

Gjatë takimeve të kësaj jave, Rizvanolli dhe Schuebel kanë diskutuar edhe reformat në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, përfshirë Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, i cili është në konsultim publik deri më 5 nëntor.

Miratimi i këtij ligji lidhet me përmbushjen e një kushti të Planit të Rritjes, me vlerë rreth 6,26 milionë euro.

Ministrja dhe ambasadori kanë vlerësuar gjithashtu rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm, përfshirë Pakon e Mbështetjes për Energjinë në vlerë prej 75 milionë eurosh, përfundimi i së cilës u shënua më 16 tetor.

Nga kjo pako kanë përfituar mbi 200 mijë familje dhe 154 biznese në Kosovë.

Në fund, të dy kanë ritheksuar angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e investimeve dhe reformave që synojnë rritjen e sigurisë energjetike, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe modernizimin e sektorit të energjisë./teve1.info/

Tags: Bashkimi EvropianTermocentrali“Kosova B”Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për që tentoi të kryejë grabitje në një barnatore në Pejë

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Jashari: Me dorëheqjen e tij, Hamza tregoi përgjegjësi dhe i hapi rrugë zgjedhjes së lidershipit të ri në PDK

Jashari: Me dorëheqjen e tij, Hamza tregoi përgjegjësi dhe i hapi rrugë zgjedhjes së lidershipit të ri në PDK

Fjalimi i Konjufcës në OKB, opozita me kritika-pushteti me lëvdata

Fjalimi i Konjufcës në OKB, opozita me kritika-pushteti me lëvdata

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën