TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pejë: Ndalet për 48 orë i dyshuari për dhunën ndaj gruas në shëtitoren pranë lumit

by Tëvë1
45 minuta ago
0
A A
Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Personi i dyshuar për ushtrimin e dhunës fizike ndaj një gruaje në shëtitoren pranë lumit në Pejë është ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se pas pranimit të një videoje nga një qytetar, ku shihet një person duke ushtruar dhunë ndaj një viktime, prokurorja kujdestare ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për identifikimin e personave të përfshirë dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Sipas njoftimit të prokurorisë, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë shoqëruar në polici personin e dyshuar dhe viktimën, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti u bë publik pasi në pamjet e siguruara nga mediat lokale shihej një burrë i moshuar duke e goditur me grushte një grua, teksa të dy ndodheshin të ulur në një ulëse në shëtitoren pranë lumit në Pejë.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, kishte konfirmuar më herët për Teve1 se prokuroria e kishte pranuar videon dhe kishte autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Në reagimin e saj, Prokuroria Themelore në Pejë ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin në raportimin e rasteve që bien ndesh me ligjin, duke theksuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rasteve të tilla.

Hetimet lidhur me rastin pritet të vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditura hollësi të tjera për rrethanat e ngjarjes.

Tags: PejeProkuroriaTeve1themlore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e nëntë, qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e nëntë, qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Pas protestave, Rama prezanton skemën e re: Qeveria paguan gjysmën e qirasë për studentët në Tiranë

Pas protestave, Rama prezanton skemën e re: Qeveria paguan gjysmën e qirasë për studentët në Tiranë

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj protestuesve edhe pas neutralizimit, mbipopullim në Bllokun e Sigurisë

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj protestuesve edhe pas neutralizimit, mbipopullim në Bllokun e Sigurisë

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Pejë: Ndalet për 48 orë i dyshuari për dhunën ndaj gruas në shëtitoren pranë lumit

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën