Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Obiliqit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve në terren janë evidentuar mangësi që paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Për këtë arsye, Inspektorati ka vendosur që punimet në të dy objektet të ndërpriten deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në vendin e punës.
Ndërkohë, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve./teve1.info/









