Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë zhvilluar të martën një takim, ku në fokus ishte mbrojtja e të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u diskutua për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre 2023–2027, legjislacionin përkatës, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën shoqërore dhe politike të vendit.
Ambasadori Schuebel ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me ministrinë përkatëse, duke mbështetur përmes financimit programe që synojnë përmirësimin e pozitës së komuniteteve joshumicë në Kosovë.
“BE-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë dhe të financojë programe në mbështetje të komuniteteve joshumicë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Schuebel./teve1.info/







