Mesfushori Medon Berisha do të jetë mungesa e madhe te Lecce edhe në ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër skuadrës së Juventusit.
Berisha ende po punon i diferencuar dhe nuk është rikuperuar nga mbingarkesa e muskujve, ndërsa nuk pritet të jetë i gatshëm për lojë deri në fillim të muajit të ardhshëm.
22-vjeçari ka vetëm një paraqitje apo vetëm tetë minuta lojë në sezonin aktual dhe atë në ndeshjen e xhiros së tretë kundër Cagliarit, të cilën Lecce e humbi 1:0.
Berisha i ka munguar Lecces në katër ndeshjet e fundit në Serie A, ku ekipi ka regjistruar dy fitore dhe po aq humbje dhe ka tubuar 9 pikë, dy më pak se Juventusi që renditet i teti në tabelë.
Ndeshja Lecce – Juventus, zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 dhe i takon xhiros së tetë të kampionatit italian, Serie A.




