TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bytyqi: E keqja e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Bytyqi: E keqja e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama

Analisti politik Ardian Bytyqi, i ftuar në emisionin “Ditari” në Teve1, ka komentuar protestën e studentëve në Shqipëri dhe përshkallëzimin e saj, duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe mënyrën se si qeveria po përballet me protestuesit.

Bytyqi ka vlerësuar se problemi në Shqipëri lidhet me korrupsionin dhe, sipas tij, me një sistem të kalbur, ndërsa ka kritikuar edhe ofertën për shpërblimin e policëve me nga 2.500 euro, në një kohë kur ata përballen me protestuesit.

“Komplet nomenklatura e kryeministrit Rama, nëse mund të themi, është e korruptuar dhe ai sistem është i kalbur. Paramendoni, në një krizë të tillë, kryeministri t’u ofrojë nga 2.500 euro policëve që duhet t’i rrahin ose t’i gjuajnë me gaz lotsjellës fëmijët e kolegëve të tyre, sepse shumë prej atyre policëve kanë fëmijë dhe ata mund të jenë studentë”, është shprehur Bytyqi.

Ai ka thënë se, sipas tij, kryeministri Rama do të duhej të dialogonte me studentët, në vend që të ofronte shpërblime për policët që përballen me protestuesit.

“Personi i parë që duhet t’i thërriste në takim është Edi Rama, e jo t’u japë nga 2.500 euro policëve për t’i rrahur protestuesit. Nëse ai i cilëson këta protestues si brez të pashkolluar dhe qenie të verbra, atëherë kjo është pikërisht pasojë e kësaj qeverisjeje të Edi Ramës, i cili prej sa e sa vitesh po e mban peng Shqipërinë”, ka deklaruar Bytyqi.

Më tej, analisti ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Rama po e paraqet situatën në Shqipëri para bashkësisë ndërkombëtare, duke pretenduar se vendi po ecën mirë.

“E kam thënë edhe më herët dhe po e them edhe sot: nga viti 1991, ne kemi ndërruar vetëm pushtuesin. Nga Sali Berisha e kemi kthyer te Edi Rama. Prandaj, nuk mund ta besoj se si Edi Rama po e mashtron bashkësinë ndërkombëtare, duke raportuar se gjithçka po duket bukur dhe se gjithçka është mirë”, ka thënë ai.

Në përfundim, Bytyqi ka vlerësuar se përgjegjësia për gjendjen politike në Shqipëri nuk mund t’i atribuohet vetëm njërit prej dy liderëve kryesorë politikë të vendit.

“Unë mendoj se e keqja dhe e zeza e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama”, ka përfunduar Bytyqi.

Tags: analistProtestaShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Strategjia për Hagën, Shefqeti: Formimi i grupit në këtë fazë është i barabartë me zero

Strategjia për Hagën, Shefqeti: Formimi i grupit në këtë fazë është i barabartë me zero

“Ivani na solli vezë nga fshati” – Dëshmon mbesa e dy të akuzuarve për sulmin ndaj Ibër-Lepencit

“Ivani na solli vezë nga fshati” – Dëshmon mbesa e dy të akuzuarve për sulmin ndaj Ibër-Lepencit

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën