Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të shtunën në Ferizaj ndërsa bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan teve1.info.
“Rr. Enver Topalli, Ferizaj 23.07.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.