Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish këtë javë në seancën e radhës më 22 tetor.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, ku kryeparlamentarja Albulena Haxhiu bëri të ditur pikat e rendit të ditës.
“Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e radhës të mbahet të enjten, në orën 10:00. Përveç pikave që lidhen me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare që deputetët ia parashtrojnë kabinetit qeveritar, në këtë seancë do të formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së…Po ashtu, nëse komisionet parlamentare përfundojnë punën për projektligjet që janë miratuar në lexim të parë, do të propozohet që ato të përfshihen në këtë seancë, nëse miratohet kërkesa për shmangie nga Rregullorja”, tha ajo.









