Po vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë në ditën e gjashtë të protestës.
Tani protesta dhe përleshjet po vazhdojnë në Bulevardin e qytetit të Tiranës në sheshin “Skenderbej”. Siç raportojnë media në Shqipëri një person ka mbetur i lënduar.
Policia ka gjuajtur në drejtim të protestueseve edhe më plumba gome, sipas pamjeve të publikuara.
Kujtojmë se edhe të shtunën ishin përdorur plumbat e gomës. Këtë e ka konfirmaur edhe Policia e Shtetit.







