Protesta tashmë është zhvendosur para Kryeministrisë, ku është zhvilluar përplasje mes protestuesve dhe policisë, teksa po vijon dita e gjashtë e protestave të dhunshme.
Studentët dhe gjimnazistët lëshuan një breshëri gurësh në drejtim të autoboteve dhe uniformave blu, të cilët janë kundërpërgjigur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve.
Më herët sot incidente të dhunshme u shënuan te Ministria e Arsimit, si dhe te selia e PS, ku protestuesit thyen xhamat e godinës.
mediat shqiptare më herët raportuan edhe për lëndimin e një gazetareje dhe një të mituri i cili u godit në kokë. Ndërkohë, ka pasur edhe dhjetëra shoqërime nga policia.
Në ditën e gjashtë të protestave, vijohet të bëhet thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha më herët sot se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës që kërkon gjak./teve1.info/








