TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Deri në 70 euro metri i druve”, shitësit arsyetojnë çmimet, qytetarët përballen me vështirësi

by Teve1
1 orë ago
1
A A
“Deri në 70 euro metri i druve”, shitësit arsyetojnë çmimet, qytetarët përballen me vështirësi

Në tregun e Prishtinës, çmimi për një metër kub dru ka arritur 65 deri 70 euro. Nga shitësit e druve po vlerësohet si çmim i arsyeshëm, ndërsa nga qytetarët i papërballueshëm.

Një shitës i druve në kryeqytet, prapa kamerës së KosovaPress konfirmoi se deri në 70 euro është çmimi 1 m³ dru, i cili shton se ka edhe interesim të madh për blerjen e druve. Çmimin e lartë, tregtari e ka arsyetuar edhe me mungesën e punëtorëve dhe pagesat e larta për ta.

“70 euro metri i druve, ahu dhe bungu, si njëjtë shiten. Mu shit po shiten boll. Disa qytetarë ankohen, disa jo. Më së liri janë mbet drutë se s’ka punëtorë, 100 euro me i dhanë nuk vjen, thotë s’mundem me ardhur. Ky çmim ka qenë edhe vjet, si njëjtë është çmimi. Thotë dikush çmimi është 60 euro, rrenë është ajo”, thekson shitësi.

Edhe një shitës tjetër i druve potencon të njëjtën.

“Metri 65-70 euro, edhe ahu edhe bungu, si njëjtë shiten. Disa qytetarë po ankohen, disa tjerë po ndahen të kënaqur. Vjet metri u shkua diku 65-70 euro, ashtu njëjtë edhe sivjet”, thotë ai.

Ndërsa, qytetari Marad Dushi e vlerëson si të papërballueshëm këtë çmim, duke u bazuar në pagat që marrin aktualisht.

“Unë mendoj se 70 euro është i papërballueshëm për mendimin tim. Ka qenë mirë me qenë 45, 50, 20-30, përndryshe është i papërballueshëm për kushtet që kemi në Kosovë…Edhe sa i përket për rrogë që po thonë janë rritë rrogat, po prapë jemi sepse inflacioni është rritur shumë më shumë sesa rrogat. Unë mendoj se është shumë e papërballueshme. 70 euro është shumë”, tha Dushi.

Se është shtrenjtë dhe kosto e lartë e thotë edhe qytetari Enver Ahmeti.

“Deri diku është shtrenjtë, për neve si popull është shtrenjtë…Me qenë 60 prapë bën deri 65 euro, e 70 euro shumë janë”, tha Ahmeti.

Edhe qytetarë të tjerë janë ankuar për këto çmime të larta dhe kanë kërkuar mbështetje institucionale.

Ndërkaq, sipas raportimeve, nga tregu, një ton pelet kushton rreth 380 euro.

Sipas Agjencisë së Statistikave te Kosovës, çmimi mesatar për 1 m³ dru në shtator të vitit 2025 ishte 57,68 euro.

Për qytetarët në disa vende të Prishtinës, alternativë mbetet edhe ngrohja nga Termokosi, e cila ka nis ngrohjen nga 15 tetori.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë dy vite më parë kishte subvencionuar qytetarët për pajisjet efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e djeshme në Shqipëri, 65 të lënduar dhe 12 të shtruar në spital

Protesta e djeshme në Shqipëri, 65 të lënduar dhe 12 të shtruar në spital

Gjashtë fshatra të Prizrenit mbesin pa ujë, banorëve u dërgohet cisterna për furnizim

Gjashtë fshatra të Prizrenit mbesin pa ujë, banorëve u dërgohet cisterna për furnizim

Zyra e kryeprokurorit reagon për raportimet mbi arrestimet e zyrtarëve shtetërorë: Bazohuni vetëm në informacionet zyrtare

Zyra e kryeprokurorit reagon për raportimet mbi arrestimet e zyrtarëve shtetërorë: Bazohuni vetëm në informacionet zyrtare

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, kapet ngarkesa e dyshuar për kontrabandë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën