Një shtëpi në “Lagjen e Gjelbër” në Prishtinë është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje, në intervalin kohor nga ora 18:00 deri në 22:00.
“Ankuesi, ka njoftuar policinë se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes dritares, nga ku kanë marrë stolitë e arit dhe paratë. Rasti është duke u hetuar”, thotë Policia.







