Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, duke e lidhur këtë situatë me përvojën politike të Kosovës dhe ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Protestat e dhunshme ishin një model i sprovuar në Kosovë, i cili solli në pushtet Albin Kurtin me shokë e shoqe, njerëz të papjekur në aftësi menaxheriale e sociale. Për rrjedhojë, edhe sot, pas gjashtë vitesh, ai dhe ata që i kanë mbetur rrotull nuk ngopen me hajni, skandale e stagnim. Kthimi i një grupi nga rruga në zyre dëshmoi se qëllimi i tyre i vetëm ishte ngritja e një “klike” dhe asnjëherë ndryshimi i vendit. Ky vlerësim nuk shpreh opinion mbi gjendjen në Shqipëri, por është një perspektivë që Gen Z ta dijë se këtë episod Kosova tashmë e ka gëlltitur. Gjendja në Shqipëri mund të nxjerrë njerëz që kanë përvojë në udhëheqje e politikë, por kalimi nga dhuna e rrugës në zyra në Kosovën e pasluftës nuk ka qenë asnjëherë një përvojë e mirë. Në një postim publik, Ymeri ka kritikuar protestat e dhunshme si mënyrë për të ardhur në pushtet, duke pretenduar se ato i hapën rrugë Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i ka cilësuar si të papjekur në aspektin menaxherial dhe social”, k shkruar Janina Ymeri në Facebook.
Ajo ka theksuar se reagimi i saj nuk është një opinion për gjendjen politike në Shqipëri.







