TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

by Teve1
1 orë ago
1
A A
Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Kosova po përmendet në fushatë, por kryesisht për akuza politike dhe mesazhe nacionaliste. Pushteti dhe kundërshtarët e tij përsërisin politikat, pa ofruar zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Sipas analistëve, pushteti po e përdor çështjen e Kosovës për të dobësuar mbështetjen ndaj Listës Studentore, rivales kryesore në këto zgjedhje.

“Ajo që kemi vërejtur gjatë përcjelljes së fushatës është se Kosovën më së shpeshti e përdor pushteti në fushatën negative kundër studentëve, me pretendimin se ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Në këtë mënyrë përpiqet të largojë një pjesë të votuesve me orientim më nacional nga Lista Studentore”, tha Sofija Popovbiq nga European Western Balkans.

Qëndrimet mbeten të njohura. Pushteti dhe Lista Studentore i referohen Kushtetutës së Serbisë. Disa parti nacionaliste kërkojnë tërheqjen nga marrëveshjet e Brukselit. Një qasje tjetër paraqet koalicioni opozitar “Serbia Evropiane”, i cili kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Ne kemi dokumente të miratuara në Kuvend dhe duhet të veprojmë në përputhje me to. Duhet të liberalizojmë tregtinë, udhëtimet, arsimin, sportin e kështu me radhë. Për mua kjo është çështje njerëzore, jo çështje shtetësie”, tha  Goran Jeshiq,  nga Koalicioni “Serbia Evropiane”.

Kosova mbetet pjesë e përplasjeve politike në Serbi. Por të rëndësishme janë edhe votat e serbëve të Kosovës. Më 25 tetor, ata do të votojnë në Rashkë, Vranjë, Kurshumli dhe Tutin. /RTK

Qeverinë e ardhshme në Beograd e presin detyrimet nga dialogu. Për Kosovën dhe rajonin, mbetet pyetja: a do të ndryshojë pas zgjedhjeve vetëm retorika politike, apo edhe qasja e Beogradit ndaj Kosovës?

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresisti Self për protestat në Shqipëri: Korrupsioni ka thelluar mosbesimin qytetar

Kongresisti Self për protestat në Shqipëri: Korrupsioni ka thelluar mosbesimin qytetar

Ambasada e ShBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje

Ambasada e ShBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje

Prishtina në vendin e 65-të në botë për ndotjen e ajrit

Prishtina në vendin e 65-të në botë për ndotjen e ajrit

Ymeri për protestat e dhunshme në Shqipëri: Model i provuar në Kosovë

Ymeri për protestat e dhunshme në Shqipëri: Model i provuar në Kosovë

Kastrioti pëson disfatë me nëntë gola diferencë, vështirësohet rruga drejt kualifikimit

Roma i fiton ndaj Genoas

Roma i fiton ndaj Genoas

Pesë luftanije të NATO-s mbërrijnë në Orikum të Vlorës për stërvitje të përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO-s mbërrijnë në Orikum të Vlorës për stërvitje të përbashkët ushtarake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën