TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zulfaj: Kosova do të ishte ndër vendet e para drejt anëtarësimi në BE po të vlerësohej progresi siç duhet

by tëvë1
30 minuta ago
0
A A
Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe se është koha që ky progres të përkthehet në hapa konkretë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke filluar me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ai në një postim në Facebook ku ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar javën e kaluar në Luksemburg e Bruksel, ka thënë se nëse procesi do të bazohej në merita, Kosova do të ishte ndër vendet që do t’i printe procesit të integrimit.

Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe pozicioni ynë aktual në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, nuk e reflekton këtë progres. Ky pozicion është rezultat i mungesës së unitetit, brenda vetë BE-së. Nëse procesi do të bazohej në merita dhe rezultatet e arritura, Kosova sot do të ishte në mesin e vendeve që i prijnë këtij procesi. Për progresin demokratik, rritjen ekonomike, promovimin e vlerave të BE-së, Kosova meriton statusin kandidat  dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, ka thënë ai.

Kosova ka aplikuar për të marrë statusin e vendit kandidat në BE në dhjetor të vitit 2022, gjatë presidecës çeke.

Deri më tash ky aplikim nuk është shqyrtuar.

Kryeministri Kurti, por edhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës vazhdimin ka përsëritur qëndrimet se Kosova meriton hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamioni u përfshi nga zjarri si pasojë e vetaksidentit, policia jep detaje

Kamioni u përfshi nga zjarri si pasojë e vetaksidentit, policia jep detaje

Rexhaj: Një koalicion LVV-LDK e Nisma do të ofronte qeveri stabile

Rexhaj: Shirko-Pula garanton paanësi dhe stabilitet politik

Nënshkruhet protokolli për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë

Nënshkruhet protokolli për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

BQK mirëpret miratimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën