Në qytetin e Lezhës, situata po vijon ende e tensionuar teksa të rinjtë janë përplasur herë pas here me policinë.
Siç raportojnë mediat shqiptare një person ka humbur ndjenjat në trotuar teksa dy vajza të tjera kanë marrë dëmtime nga përplasja me policinë.
Ata deklarojnë se policia i ka dhunuar me shkopinj gome.
Protestuesit gjithashtu kanë shkulur kangjellat e trotuarit dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore.
Në hyrje të qytetit ata kanë ndezur një zjarr të madh duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.









