TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rizvanolli: Mbi 200 mijë familje të Kosovës përfituan nga pakoja e mbështetjes për energji

by teve1
2 orë ago
1
A A
Rizvanolli: Mbi 200 mijë familje të Kosovës përfituan nga pakoja e mbështetjes për energji

Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga Pakoja e Mbështetjes për Energjinë, e financuar nga Bashkimi Evropian, me 75 milionë euro, ndërsa gjashtë milionë euro të tjera janë ndarë nga buxheti i Kosovës, duke e çuar vlerën e përgjithshme të mbështetjes në 81 milionë euro.

Kështu u bë e ditur sot në ceremoninë përmbyllëse të “Pakos së Mbështetjes për Energjinë në Kosovë”, të organizuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kjo mbështetje ka ndihmuar familjet ta përballojnë dimrin, por njëkohësisht ka kontribuar në investime që do të sjellin përfitime edhe në vitet e ardhshme.

Në fjalën e saj, Rizvanolli falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen në një periudhë të vështirë për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Mbi 200 mijë familje të Kosovës kanë përfituar nga pako e mbështetjes për energjinë e Bashkimit Evropian, në vlerë totale prej 75 milionë eurosh. Kemi mbështetur familjet për ta përballuar dimrin, e kemi investuar për shumë dimra të tjerë që vijnë, dhe jo vetëm dimra. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen që na dha në një periudhë shumë të vështirë për ne, dhe të gjithë rajonin dhe gjithë Evropën, realisht… Në Kosovë, me kapacitete të vjetra plotësuese, çdo kjo sfidë ishte veçanërisht e madhe, e sfida ishte edhe më e madhe për faktin që pas vitit 2017, kur ishte hequr bllok-tarifa, ngrohja me energji elektrike po rritej me një ritëm shumë të shpejtë dhe konsumi i energjisë elektrike po rritej me një ritëm shumë të shpejtë, madje ndonjëherë edhe dyshifror brenda një viti”, tha Rizvanolli.

Rizvanolli theksoi se efiçienca e energjisë është ndër prioritetet kryesore të Strategjisë së Energjisë, duke pasur parasysh se Kosova konsumon më shumë energji për njësi të bruto produktit vendor sesa mesatarja e Bashkimit Evropian dhe ajo e rajonit.

“Për Kosovën, kishim pakon me vlerën më të lartë për kohë banore në të gjithë rajonin… Atëherë po punonim edhe në strategjinë e energjisë, ku efiçencën e kishim vendosur ndër prioritetet kryesore. Kosova konsumon më tepër energji për çdo njësi të bruto të produktit vendor sesa mesatarja e Bashkimit Evropian, mirëpo gjithashtu dhe dukshëm më shumë sesa mesatarja e rajonit… Një arsye e madhe e konsumit të lartë të energjisë është mënyra se si ngrohemi… Jam shumë e lumtur dhe krenare për faktin që kemi disbursuar në total 75 milionë euro të Bashkimit Evropian, 6 milionë euro të Republikës së Kosovës, përmes këtyre skemave, pra 81 milionë euro në total… Përmes këtyre skemave, përtej këtyre që i përmenda më lart, kemi përkrahur 32 mijë familje dhe rreth 150 biznese për pajisje efiçente, qofshin ato të ngrohjes, qofshin ato të pajisjeve të tjera efiçente”, theksoi Rizvanolli.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se pakoja ka pasur ndikim konkret në jetën e qytetarëve.

“Paketa prej 70 milionë eurosh përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të asaj që BE-ja, si partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, ka investuar në Kosovë që nga viti 1999. Jam krenar të them se kjo shumë tani tejkalon 3.7 miliardë euro. Duke dëgjuar ministren Rizvanolli teksa flet tani, dhe si dikush që ka ardhur relativisht vonë në Kosovë, edhe një herë ndihem i inkurajuar nga vlerësimi për mbështetjen e BE-së dhe partneritetin tonë. Do të doja ta vendosja pakon e mbështetjes për energjinë në një kontekst pak më të gjerë”, tha ai.

Schuebel shtoi se bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së do të jetë i rëndësishëm për avancimin e energjisë së ripërtërirë dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

“Në këtë kuptim, dhe në përputhje me parimin e BE-së për t’i dhënë përparësi efiçiencës së energjisë, kjo pako nuk ishte vetëm një përgjigje ndaj krizës, por edhe një investim në sigurinë energjetike afatgjatë të Kosovës dhe në tranzicionin e qëndrueshëm energjetik… Pres me padurim të punoj me institucionet e Kosovës dhe të shoh se si mbështetja e mëtejshme e BE-së do të shndërrohet në përfitime konkrete për qytetarët, familjet dhe bizneset e Kosovës në vitet e ardhshme… Kemi ende shumë punë përpara, por mezi pres ta vazhdojmë këtë punë së bashku dhe të arrijmë shumë për Kosovën dhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. BE-ja mbetet në krahun tuaj”, tha ai.

Ndërsa drejtoresha menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, tha se përtej lehtësimit të barrës financiare për qytetarët, mbështetja ka ndikuar në përdorimin më efikas të energjisë dhe në zbatimin e Strategjisë së Energjisë.

“Përtej lehtësimit të barrës financiare për qytetarët tanë, kjo mbështetje ka kontribuar në përdorimin më efikas të energjisë, në tranzicionin drejt një sistemi energjetik më të pastër dhe më të qëndrueshëm, si dhe në progresin e zbatimit të Strategjisë së Energjisë në Kosovë”, tha Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

KDI: Reforma në Drejtësi ka avancuar në procedura, por rezultatet mbeten në pritje

KDI: Reforma në Drejtësi ka avancuar në procedura, por rezultatet mbeten në pritje

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

KDI: Reforma në Drejtësi ka avancuar në procedura, por rezultatet mbeten në pritje

KDI: Reforma në Drejtësi ka avancuar në procedura, por rezultatet mbeten në pritje

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin ushtarak

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Tash kemi hapa konkretë, këto përgjegjësi duhet t’i çojmë deri në fund

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën