TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Sezoni i ngrohjes nisi pa probleme, synohet zgjerimi i rrjetit dhe projekti “Solar for Kosovo”

by teve1
1 orë ago
1
A A
Rama: Sezoni i ngrohjes nisi pa probleme, synohet zgjerimi i rrjetit dhe projekti “Solar for Kosovo”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se procesi i ngrohjes në kryeqytet po zhvillohet pa probleme, derisa ka theksuar nevojën për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes publike “Termokos”.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të sezonit ngrohës 2026/2027, Rama tha se pret që furnizimi me ngrohje të vazhdojë pa pengesa edhe në ditët në vijim.

Ai beri të ditur se gjatë diskutimeve është trajtuar edhe zgjerimi i rrjetit të ngrohjes në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, si dhe mundësitë për rritjen e kapaciteteve ekzistuese.

Rama ka vënë theks të veçantë te projekti “Solar for Kosovo”, për të cilin tha se duhet të avancojë sa më shpejt, me qëllim të transformimit të kryeqytetit në një qytet më ekologjik dhe ofrimit të ngrohjes më të përballueshme për qytetarët.

“Procesi tash i ngrohjes të kryeqytetit është duke shkuar në mënyrën më të mirë të duhur, pra nuk ka asnjë problem. Deri më tani, shpresoj që mos të ketë asnjë problem edhe në të ardhmen, me siguri që nuk do të ketë. Diskutuam po ashtu edhe për nevojën e zgjerimit të ngrohjes në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, për kapacitetin ekzistues dhe si mundemi me e ngritë kapacitet në të ardhmen e afërt. Biseduam po ashtu edhe për projektin madhor “Solar for Kosovo” që është duke na pritur tash, që procesi duhet me ecë përpara sa më shpejt që është e mundur, që me fillu punët e mëdha atje, të cilat do t’i ndihmojnë kryeqytetit me u transformu ashtu sipas vizionit tonë në një qytet ambiental, një ngrohje e cila është më e mirë, më ambientale, më e lirë për qytetarët tanë”, ka deklaruar ai.

Më tej, Rama ka thënë që banorët e kryeqytetit kanë nis të ngrohen me Termokos duke shtuar që intensiteti i nxehtësisë do të rritet gradualisht.

“Deri më tani shpresoj që të gjithë qytetarët që janë të kyçur në Termokos, edhe e ndjejnë ngrohjen, e cila në mënyrë lineare tash do të ketë ngritje në ditët me radhë, deri në pikën ku edhe monitorohet edhe me matësit, pra e dimë që tash prej 25 mijë pikave të cilat ekzistojnë sot dhe paguajnë për Termokos, 17 mijë prej tyre vetëm se i kanë matësit, kemi edhe një vazhdimësi të zgjerimit tash edhe për 8 mijë të tjera, që ta përmbushim këtë projekt. Dhe normal, e presim edhe një biznes plan tash të drejtorit të ri për zhvillimet e kompanisë e ndërmarrjes publike në vitin e ardhshëm”, tha Rama.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i “Termokosit”, Bersant Bekaj, është pyetur për mungesën e ngrohjes në lagjen Bregu i Diellit.

Ai tha se janë duke shqyrtuar problemet në lagje të ndryshme dhe se do të analizojnë raportet për të identifikuar shkaqet.

“Tash jemi ne procedurë të shikimit dhe të problemit se çfarë ka secila lagje, i marrim raportet dhe i sqarojmë”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti: Miratimi i ligjit për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

27 studentë në Durrës shoqërohen në polici pas përplasjes me efektivët

27 studentë në Durrës shoqërohen në polici pas përplasjes me efektivët

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Plani italian: Prani në Kosovë edhe pas reduktimit të KFOR-it, radarë për zbulimin e raketave balistike në Ballkan

Plani italian: Prani në Kosovë edhe pas reduktimit të KFOR-it, radarë për zbulimin e raketave balistike në Ballkan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën